Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij iu drejtua ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.
Rama i tha atij se ai është presidenti më shqiptar që mund të gjenin në Amerikë.
“Ne në Shqipëri nuk merremi i vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por, unë nuk besoj se në ndonjë vend të tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. E them këtë me bindje dhe provë objektive. Shqipëria, jam i lumtur t’ua them i është sot e gjithë ditës frymës së metodës Clinton. Natyrisht Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot”, tha Rama.
Sot, ish-presidenti i ShBA-së Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai sot do të nderohet nga kryeministri Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.