Ish-presidenti historik, Bill Clinton sot ka vizituar Shqipërinë, me ç’rast u prit nga kryeministri Edi Rama.
Shqipëria, ka organizuar një ceremoni duke i uruar mirësëardhje ish-presidentit, poashtu ai u nderua me medalje “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, shkruan Gazeta Papirus.
Lidhur me vizitën e Clinton, vëmendjen e mori mungesa e liderëve kosovarë në Shqipëri, për takim me ish-presidentin amerikan.
Gazeta Papirus, ka tentuar të kontaktojë me zedhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i njëjti është pyetur nga redaksia se a do të vizitojë Kurti Shqipërinë për ta takuar Clintonin, megjithatë nuk kemi marrë përgjigje.
Kryeziu ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së referuar.
/Gazeta Papirus/