GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lumir Abdixhiku tregon veprimet e LDK-së si opozitë, pas mbledhjes së Kryesisë

19/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se çfarë vendime janë marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së të mbajtur këtë të hënë.

Ai ka shpjeguar  në katër pika të gjitha vendimet që janë marrë, duke thënë se këto vendime kanë për qëllim forcimin e brendshëm të subjektit dhe artikulimin e nevojshëm opozitar në vend.

Statusi i plotë i Abdixhikut:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, morëm disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm; vendime që kanë për qëllim forcimin tonë të brendshëm e artikulimin e nevojshëm opozitar në vend.

Në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga unë e të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, krijuam ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në degët tona. Ekipet do të propozojnë reformimin e thellë tonin; të domosdoshëm për kohën dhe për nevojat e ardhshme. Reforma synon t’i hapë strukturat tona ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve e të rejave që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Ky proces është parakusht për zgjedhjet e ardhshme lokale.

– Me qëllim të komunikimit më të mirë me publikun, me votuesit e me anëtarësië tonë, aprovuam strukturën e re organizative nëpërmjet së cilës riorganizuam Zyrën për Media dhe Qendrën për Informim të Kosovës, të njohur si QIK. Në kuadër të këtij riorganizimi, në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themeluam edhe Shkollën Politike; detyrë e së cilës do të jetë organizimi teorik e praktik për të rinjtë e të rejat me bindje të qendrës së djathtë.

– Themeluam gjashtë departamente, të cilat në baza të rregullta do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimet politike të LDK-së, si dhe gjithë alternativën opozitare ndaj pushtetit. Themeluam Departamentn e Politikës së Jashtme; Departamentin e Rendit, Ligjit dhe Sigurisë; Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit; Departamentn e Arsimit, Kulturës dhe Sportit; Departamentin e Shëndetësisë; Departamentin e Rinisë; si dhe Departamentin e Avancimit Shoqëror. Në ditët në vijim do t’i shtojmë edhe Departamentin për Mëtgatë. Pjesë e këtyre departamenteve do të jenë njerëzit më profesionistë që LDK i ka, dhe të tjerë që do t’i bashkangjiten rradhëve tona.

– Miratuam planin për nismën e regjistrimit të anëtarësisë sonë aktuale, dhe për regjistrimin e anëtarësisë së re. Ky proces do të jetë thelbi i organizimit tonë në një strukturë moderne e të qëndrueshme për kohën.

LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar; një alternativë kredibile por mbi të gjitha një organizatë politike që pasuron rradhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit. Rruga përpara është e gjatë; por hapat tonë janë të sigurtë. Në këtë balancë të përbashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh.

Tags: abdigjikudojetekosoveldklumiropozitasetethot
ShareTweetShare
Previous Post

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Next Post

Ambasadori Rohde konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në luftën kundër pandemisë

Next Post

Ambasadori Rohde konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në luftën kundër pandemisë

Lajmet e fundit

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.