Një vrasje e kryer në vitin 2019 Sudovinë të Vitisë për çështje pronësore, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Tash arsye është bërë dënimi nga Gjykata e Gjilanit dhe ajo e Apelit për dy nga të dyshuarit: Samet dhe Fisnik Ismajli. Por, çfarë ndodhi?
Samet, Fisnik e Besmir Ismajli ishin dënuar me nga 21 vjet burg për vrasjen e kushëririt të tyre M.I në Sudovinë të Vitisë në vitin 2019. Me vendim të Apelit, Sameti e Fisniku u dënuan me pas me nga 18 vjet për secilin.
Megjithatë, familja Ismajli në një reagim të gjatë për mediat ka publikuar edhe pamjet e vrasjes. Në pamje, familja thotë se dy të dënuarit, Sameti e Fisniku, nuk shihen duke goditur viktimën. Situatë e cila kishte çuar deri në vrasjen e një personi.
Kjo pas problemeve pronësore në mes të njëjtës familje. Viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me shufra në kokë, duke pësuar gjakderdhje masive.
Në reagimin e familjes thuhet se në video, nuk ka asnjë moment ku Samet e Fisnik Ismajli shihen teksa goditin viktimën. Madje, familja dhe avokatët thonë se të dy shihen duke tentuar t’i largojnë të përfshirët në këtë rrahje.
Në video-incizimin e publikuar Samet Ismajli është me ngjyrën kafe kurse Fisnik Ismajli me ngjyrë të kaltër. Viktima është me ngjyrën e zezë, kurse Besmir Ismajli me ngjyrë të kuqe.
Familja nuk e ka përmendur fare Besmirin, pasi i njëjti në video shihet duke goditur disa herë viktimën. Megjithatë, sipas familjes, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Fisnikun dhe Sametin.
“Siç shihet në video, por që gjykatat tona nuk kanë qenë të interesuara të ekzaminojnë me kujdes provën në fjalë, video incizimin, asnjëri, as Sameti e as Fisniku nuk e kanë prekur me dorë viktimën e lëre më t’i shkaktojnë plagë vdekjeprurëse me mjet të forte”, thuhet në reagimin e familjes Ismajli.
“Çështja penale ka vërtetuar përmes ekspertizës se viktima ka nderuar jetë nga një goditje, deri sa Sameti dhe Fisniku dënohen të dy për vrasje gjoja se e kanë goditur viktimën secili nga ta mirëpo me aktgjykim dënohen tre persona, këta të dy dhe Besmir Ismajli (në video me bluzë të kuqe). Besmiri është i vetmi që e pranon se e ka goditur i vetmi viktimën. Gjykata edhe pse gjene se një goditje është vdekjeprurëse, i dënon të tre këta, Besmirin, Sametin dhe Fisnikun. Përmes këtij reagimi publik, kërkojmë prej mediave të hulumtojmë dhe publikojnë këto prova dhe dëshmi, të cilat vërtetojnë se si funksionon në raste të caktuara drejtësia në Kosovë, ku njerëz të pafajshëm, marrin dënime drastike, pa pasur asnjë faj dhe që për fat të mirë, kjo pafajësi e tyre, dëshmohet përmes video incizimeve”, thuhet më tutje në këtë reagim drejtuar mediave.
Nacionale ka mësuar se avokatët mbrojtës të të dënuarve, kanë bërë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.
Si vendosi Gjykata e Apelit?
Prokuroria Themelore në Gjilan, në nëntor të 2019-ës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, me arsyetimin se të njëjtit, në maj të vitit 2019, në fshatin Sadovinë me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I.
Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit me mjete të forta si drunj dhe shufra metalike, e godasin tani të ndjerin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar gërvishtje dhe gërvishtje lëkurore, për çka i njëjti nga familjarët transportohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas si rast urgjent dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.
Avokatët e të dënuarve Samet e Fisnik Ismajli në ankesën e tyre në Gjykatën e Apelit kishin përmendur disa deklarata kontradiktore nga disa dëshmitarë. Ata kishin përmendur se disa dëshmitarë fillimisht kishin thënë se viktimën e kanë goditur Sameti e Fisniku, e më pas kanë thënë më duket se e kanë goditur.
Avokati i Samet Ismajlit, Kujtim Kërveshi, kishte cituar video-incizimin duke theksuar se klienti i tij nuk shihet duke goditur viktimën. Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi ndryshe. Aty përmendet se Samet Ismajli shihet teksa i ka sjellur shkopinjtë në vendin e ngjarjes. Sipas avokatit, kjo në asnjë moment nuk e vërteton se klienti i tij e ka goditur viktimën.
Gjykata e Apelit kishte konstatuar se tre të dënuarit kanë marrë pjesë në vrasje, duke refuzuar ankesën e avokatëve.
Pjesë nga vendimi i Apelit: