Më pak se dy orë kanë mbetur kur pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të diskutohet për sanksionet ndaj Kosovën , situatën në veriun e vendit dhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, raporton GB.
Blic merr vesh se disa nga vendimet që kjo parti do të marrë janë si në vijim:
“PDK nuk do të votojë asnjë projektligj ose çkado tjetër në Kuvendin e Kosovës. PDK kërkon zgjedhje urgjente të parakohshme”, ka thënë një burim i GazetësSe do të marrin vendime të rëndësishme, e konfirmoi për Blic Interview me Astrit Gashin edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila shtoi se kjo parti do të mundohet të ndalë tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti.Ndërsa, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi.
“Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi ditë më parë në Facebook.Ai tha tutje se Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.
“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, ka deklaruar Krasniqi.Pjesë e Këshillit Drejtues të subjektit më të madh opzoitar nuk janë deputetët e kësaj partie dhe as kryetarët që janë të zgjedhur në komunat e Kosovës.