Liverpooli ka njoftuar se ka kompletuar nënshkrimin e Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.
Mesfushori hungarez bëhet transferimi i dytë i ri i të kuqve në këtë afat kalimtar pasi ra dakord me kushtet dhe përfundoi me sukses testet mjekësore, duke ndjekur hapat e Alexis Mac Allister.
Szoboszlai mbërrin në Anfield pasi kaloi dy vite e gjysmë në Bundesligë me Leipzig, ku bëri 91 paraqitje në të gjitha garat.
Hungarezi u transferua te Liverpooli për 70 milionë euro, pasi pagoi klauzolën që kishte te klubi gjerman.
Ai do të barttë numrin tetë në fanellë, numër që deri në sezonin e shkuar e mbante Naby Keita.
“Është vërtet shumë mirë. I kam shijuar ditët e fundit dhe mezi pres t’i njoh të gjithë më mirë”.
“Tre apo katër ditët e fundit shkuan shumë; nuk ishte aq e lehtë. Por në fund jam këtu, jam i lumtur dhe mezi pres të filloj”.
“Një klub vërtet historik, lojtarë vërtet të mirë, trajner i mirë, gjithçka është mirë. Për mua ishte perfekte të bëja hapin tjetër në një klub si ky. Tifozët, stadiumi, gjithçka është shumë mirë”.
Szoboszlai me Leipzigun ka zhvilluar 91 paraqitje, duke shënuar 20 gola dhe duke regjistruar 22 asistime në të gjitha garat.