Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, por këtë herë është përfshirë një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se zyrtari policor ka shkaktuar aksidentin, derisa ka qenë në rrethrrotullim.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari nuk është lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë shkaktuar 58 aksidente, ku 28 prej tyre kanë qenë me të lënduar.