Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se avionët luftarakë izraelitë kishin shënjestruar sistemin sirian të mbrojtjes ajrore, nga e cila ata pretenduan se një raketë anti-ajrore ishte lëshuar drejt Izraelit.
Në deklaratën e tyre thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuan edhe objektiva të tjerë në atë zonë, shkruan CNN.
Sipas njoftimit, raketa kundërajrore e lëshuar nga Siria sot në Izrael shpërtheu në ajër në territorin izraelit.
Në lidhje me këtë ngjarje, nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq, mediat izraelite raportuan se mbetjet nga raketa e lëshuar nga Siria ranë në dy lagje të Rahatit në Izrael, duke dëmtuar disa shtëpi.