Analisti i njohur, Valon Syla, shpesh merr vëmendje me reagimet e tij, lidhur me situata të caktuara që ndodhin në vend, e shpesh ato politike.
Së fundi, ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa ka komentuar vendimin e BE-së për masa ndëshkuese ndaj Kosovës, gjithashtu i ka dedikuar edhe disa rreshta gjendjes jo edhe të mirë, shkaktuar nga reshjet e shiut, shkruan Gazeta Papirus.
I njohur për të elaboruarit e tij me batuta dhe ironi, Syla ka thënë se Qeveria edhe kohën e ka prishur, me ç’rast ka pasur reshje dhe vërshime në disa pjesë të vendit.
”Tash me Albinin as moti spo merr”, shkruan ai ndër tjera.
Lexo postimin e plotë të Sylës:
Qe 20 vjet edhe motin e kanë prishë… edhe pse kur ishte Hashim Thaçi e Rugova në kësi vakti temperaturat silleshin rreth 30 C. Vera ishte verë dhe dimëri deri dikun…
Mos të flas qysh ishte moti në kohë të Titos…
Tash me Albinin as moti spo merr. Përpos me diplomaci perendimore që i ka punët skllotë, shiovinë e vërshime, qashtu me gjasë i ka edhe me horoskop. Ters…
Nuk e di çka po bohet veç hajr ishalla, që thojnë kosovarët e painformuar.
P.S.
Pak humor në këtë kohë pa kohë. Vërshimet janë pasojë e ndryshimeve klimatike që ndodhin përshkak tê ngrohjes globale apo të planetit. Ndotësi ma i madh është Kina. Vendet si Amerika, Britania dhe Kanada merren qe 12 vjet seriozisht me parandalimin e kêtyre ndryshimeve klimatike. Këto nënkuptojnë nga planifikimet urbanksitike, mbrojtjen e lumenjëve, izolimin dhe trajtimin e zonave të rrezikuara… e deri ku ne skemi kaçik as me kuptu e as me u marrë.
Përderisa Shefi i Qeverisë çkep bakllava në Veri dhe shet kopalla, në pritje të sanksioneve të para.
Fatkeqësisht viktimat e para kosovare i morrën sivjet në Pejë. Secili vendbanim në Kosovë gjatë 10 viteve të ardhshme mund të jetë viktimë e këtyre ndryshimeve klimatike që nuk po shkojnë duke u përmirësuar, por duke shkuar për më keq, çdo vit. Mirë është bile të fillojmë së paku të mendojmë e informohemi se çka mund të bëjmë për këto punë, se sa merremi me kopalla alla VV…
#albanologji #globalwarming
/Gazeta Papirus/