Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, nga radhët e LDK-së ka reaguar pas raportimeve se masat ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në fuqi dhe për këtë Qeveria e vendit është njoftuar qysh më datë 28 qershor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kica Xhelili ka ironizuar me shprehjen e famshme të Lëvizjes Vetëvendosje “Çka ka, çka s’ka?”, duke thënë se ka sanksione dhe nuk ka zhvillim.
Ajo është shprehur se ndonëse Qeveria e paska ditur që tri ditë, informatën e paska futur në xhep.
Me eufemizma ironik e as patriotik sheti nuk mbahet. Qeveria e paska ditur qe 3 ditë. Informatën e paska futur në xhep. Kaq është Kosova për ta. Dëmet që po ja bëni vendit nuk ua falim! Në fakt, nuk do t’iu lëmë! Kosova borxh nuk i ka egos suaj asgjë”, shkroi ajo.