Punonjësi i Radio Televizionit të Kosovës, Ylli Hoxha, është ndarë nga jeta sot.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e të ndjerit përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur pikëllimin për ikjen e tij të hershme, raporton Sinjali.
I ndjeri që disa muaj vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.