Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu e quan Vitinë “ministër Vdekja” derisa i kërkon dorëheqjen, shkruan Fokusi.info.Vitia është në qendër të kritikave pasi një hulumtim i Insajderit zbuloi se Kosova humbi qindra doza të vaksinave Pfizer për shkak se Vitia nuk nënshkroi marrëveshjen e arritur me kompaninë nga ish-ministri Armend Zemaj. Vitia mohoi lajmet e tilla.“Minister Vdekja A e ke te qartë qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit? Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh!”, shkruan Musliu në Facebook.