Shoferi i një minibusi dyshohet se nga pakujdesia e ka hapur derën e minibusit që ishte duke e drejtuar, ku një person ka rënë nga minibusi.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi që ka rënë nga minibusi, përcjell Klankosova.tv.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport