GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Reagon AMPEK: Prokuroria dhe policia s’kanë të drejtë të kërkojnë burimet e gazetarëve pa urdhër të gjykatës

17/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend lidhur me vaksinat kundër koronavirusit.

Ky asociacion vlerëson se intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

“Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë zbulimin e burimeve të gazetarëve pa urdhër të gjykatës. AMPEK-u u bën thirrje organeve kompetente që urgjentisht të fillojnë procedura disiplinore kundër zyrtarëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur në këtë mënyrë Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”, thuhet në komunikatë.

Në reagimin e tyre thuhet se presioni ndaj mediave dhe gazetarëve dhe pengimi i ushtrimit të profesionit janë totalisht të papranueshme në demokraci.

E lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit dhe se veprimet e saj janë të pavarura.

“Thirrja e ministrit Vitia dje në konferencën për media ishte që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve nga persona që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate, duke rrjedhë çerek informacione që janë konfidenciale”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit. Veprimet e Prokurorisë janë të pavarura. Këto janë pushtete të ndara. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, ose njëmend nuk e dinë ose kanë ngecur para 14 shkurtit, kur edhe mund të ketë pasur ndërhyrje të tilla në punën e prokurorisë. Qeveria asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk tenton të pengojë punën e medias apo të lëndojë lirinë e shprehjes”, shtoi Kryeziu.

Tags: gazetaretgazetarvekosovendajnderhyrjesorganeveQeveriareagojnese
ShareTweetShare
Previous Post

Selmanaj: Ju kemi thënë me kohë, mendësia totalitare nuk din ndryshe

Next Post

Haxhiu: Blerja e vaksinave s’është sekret shtetëror, ndërhyrja me polici në media – hap drejt diktaturës

Next Post

Haxhiu: Blerja e vaksinave s’është sekret shtetëror, ndërhyrja me polici në media – hap drejt diktaturës

Lajmet e fundit

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.