Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, për nëntë ditë qëndroi i ngujuar në objektin e Komunës së Leposaviqit, së bashku me kryetarin Lulzim Hetemin, i cili po vazhdon të jetë akoma brenda.
Në lidhje me këtë Vokrri ka treguar përvojën që kishte brenda atij objekti për aq sa kohë që ishte brenda, duke thënë se ka qenë një përvojë që nuk do ta harrojë
Ai shtoi se qëndrimi i Hetemit duhet merret shembull nga të gjithë, për qëndrimin e palëkundur.
“Borxh ia kemi që t’ia dimë për nder kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për stoicizmin e tij, për qëndrimin e tij atje i palëkundur duke pasë parasysh se çfarë barre ka mbi vete që nuk është thjesht çështje veç e një komune në Kosovë, por është diçka shumë me e madhe, është ndihmese e jashtëzakonshme për plotësimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Vokrri njofton Klankosova.tv.
“Qëndrimi me të ka qenë përvojë që nuk harrohet dhe merret për tëre jetën na ka jep shembull qysh duhet dikush duhet me besu në vendin e vet, me besu në të drejtën e vet dhe me pasë gatishmëri edhe për sakrificën që me realizu një mision që ka filluar shumë më herët”.
Në lidhje me kushtet brenda komunës, ai tha se e kanë improvizuar një dush për t’u larë.
“Ndërtesa komunale e Leposaviqit është njëra prej më moderneve që ka Kosova, kushtet janë të përballueshme, bëhen improvizime, është improvizuar një dush. Pavarësisht rrethanave, kushteve pavarësisht sa është komod ndërtesa, zotëri Lulzim Hetemi është i vendosur që ta kryejë punën e tij me nder deri në fund”.