Një 31-vjeçar është therur me thikë në Durrës.
Bëhet e ditur se më pas ai ka marrë ndihmë mjekësore, shkruan TCh.
“I riu është dëmtuar lehtë, me mjet prerës të llojit biçak nga shtetasi Isak Vata. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq policia arriti të kapë autorin e dyshuar dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.