Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i zëshëm sa i përket gjetjes së një rrugëdaljeje nga situata e fundit e krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai ka insistuar për një konferencë të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vucic, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA, e kjo ide tashmë mbështetje nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkruan Gazeta Metro.
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të jenë ndër temat që do t’i diskutojnë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE’së në një takim që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel.
Njëkohësisht, pritet të shprehet edhe shqetësim për tensionet e rritura në veri të Kosovës, e ku tashmë situata është alarmante në veri të Kosovës.
E i angazhuar në gjetjen e një rrugëdalje dhe shtensionim të situatës, ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka propozuar së fundmi edhe në Bruksel një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vucic, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA.
“Shpresoj shumë që ideja e konferencës së nivelit të lartë do të marrë vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe të mos lejohen ata të dalin pa arritur një marrëveshje, ndryshe pastaj për t’u përballur me pasojat e asaj, që do të jetë shumë e dhimbshme për të gjithë”, tha ai pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Përderisa Kosova është në Bruksel ndër lajmet kryesore, natyrisht jo për të mirë, ideja e një konference ndërkombëtare mes Kurtit dhe Vucic, që e kishte dhënë si ide fillimisht kryeministri Rama edhe së fundit në takimin me shefin e diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, tashmë ka marrë mbështetje nga Bashkimi Europian.
Sot, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka mbështetur idenë e një konference të tillë, ai ka theksuar se kjo konferencë të realizohet sa më parë që të jetë e mundur.
“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBAnë”.
Pra, siç duket kjo konferencë së shpejti do të bëhet realitet dhe se pas mbështetës së shefit të BE’së, Charles Michel, dhe vetëm pritet vetëm të ndërmerren hapat dhe modulet se si do të organizohet.
Konferencë ndërkombëtare pritët që të mbahet sa më shpejt që është e mundur që të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë