Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, janë shpallur organizata terroriste nga ana e institucioneve të Kosovës.
Kurti ka thënë se vendimi është marrë nisur nga fakti që ato përbëjnë kërcënim serioz për rendin juridik e kushtetues të vendit.
“Rendi kushtetues e juridik është i pakompromis dhe duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, shpallen organizata terroriste”, ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.
“Niveli i rrezikut prej tyre është i lartë dhe institucionet janë në përpjekje të vazhdueshme për kundërvënie ndaj aktiviteteve dhe parandalimit të pasojave”