Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani
Ai tha se përveç dëmeve material nuk ka të lënduar.
Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.
“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se askush nuk është arrestuar me atë rast.