Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri të vendit, partia serbe këtë veprim e ka cilësuar si provokim të Kurti ndaj serbëve.
Më tej Lista Serbe ka thënë se kryeministri i Kosovës në vend e t’iu ofrojë zhvillim ekonomike votuesve të tij ai sipas LS-së po dëshiron t’iu ofrojë konflikt bruatl atyre.
“Kurti dëshiron të fitojë pikë të lira politike duke u shtirur si lider në tentativë dhe në vend të pagave, vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik, u ofron votuesve konflikte, brutalitet, shkelje të të drejtave dhe lirive të tij popullit serb”, thuhet në reagimin e tyre.
Më tej ata kanë thënë se janë në pritje të reagimeve ndërkombëtare për ta ditur se “kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Listës Serbe që e kanë publikuar në rrjetin e tyre social Facebook.
Si hajn pylli, apo hajdut kur fillon te vjedhe, i rrethuar nga dhjetera pasardhes te armatosur, Albin Kurti ka ardhur ne kufirin e veriut te Kosovës, me saktësisht ne kufirin e Mitrovicës se Kosovës,
Për te tregoni ndërmjetësit kryesor të Bashkimit Evropian, z. Miroslav Lajçak dhe lartë përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se si duket de-përshkallëzimi në terren.
Si mendon se duhet të duket qetësimi i tensioneve, pra duke sjellë në veri, përveç qindrave ekzistuese, edhe dhjetëra njësi të tjera parapolicie të armatosura deri në dhëmbë, të cilat të gjitha janë të pranishme ilegalisht në veri.