Eduard Mendy edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës arabe, Al Ahli.
Ish-portieri i Chelseas është prezantuar ditën e sotme dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Mendy do të përfitojë pagë 12 milionë euro në vit plus 3 milionë bonuse.
Chelsea nga shitja e tij ka siguruar 17 milionë euro.
Testet mjekësore janë kryer të henën në Londër.