Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët e besimit islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Abdixhiku tha se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë, të ndershëm e më të kujdesshëm.
Ai theksoi se duhet të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë e solidare.
“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin. Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat”, tha Abdixhiku.
“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”, tha ai.