Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, derisa ka ftuar për solidarizim me njëri-tjetrin.
Që aty, Krasniqi ka uruar edhe ish-drejtuesit e UCK-së të cilët ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Atyre ua urojmë këtë festë duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më shpejt”, është shprehur Krasniqi.