Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
Haradinaj tha se kjo është një festë që lidhet me shqiptarët, pasi sipas tij, shqiptarët i ka përcjell në vazhdimësi sakrifica, dhimbja e vuajtja, teksa shtoi se “gjithmonë kemi qëndruar bashkë”.
“Edhe porosia e Kurban Bajramit është sakrifica për të mirën e përgjithshme. E falënderova myftiun dhe gjithë BIK-un për një kujdes që bën për të gjithë në Kosovë e në veçanti për ata që janë më nevojtarë”, tha Haradinaj.
Tutje, ai tha se është i bindur se kështu populli shqiptar do të ecë bashkë dhe do të vazhdojë të festojë bashkë.