Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi të martën se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ka mbërritur në Bjellorusi pas një rebelimi të armatosur jetëshkurtër në Rusi.
Mërgimi i Prigozhin në Bjellorusi ishte njoftuar nga Kremlini më herët si pjesë e marrëveshjes që i dha fund rebelimit, shkruan Euronews.
Lukashenko të martën tha se Prigozhin është zhvendosur në Bjellorusi dhe ai dhe disa nga trupat e tij do të ishin të mirëpritur të qëndronin në vend “për ca kohë” me shpenzimet e tyre.
Lukashenko tha gjithashtu se rebelimi ishte rezultat i një prishje të marrëdhënieve midis Wagner dhe ushtrisë ruse.