Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është miratuar propozim-vendimin për subvencionimin e të gjithë atyre që marrin në përkujdesje dhe mbajtje një apo më shumë qen.
Sipas komunës, të gjithë personat që marrin në përkujdesje apo mbajtje një apo më shumë qenë do të përfitojnë subvencionim në shumë prej 50 euro.
Në lidhje me këtë vendim, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se “adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve”.
Ndërsa sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, qëllimi final i këtij vendimi është zvogëlimi i numrit të qenve endacakë në rrugët e Prishtinës.
Zbatimi i këtij vendimi, sipas njoftimit, do të nisë pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.