Bayern Munchen ka lansuar ofertën e parë për Harry Kane.
Bavarezët kanë ofruar 70 milionë euro plus bonuse joshëse për Tottenham në këmbim të Kane. Lajmi jepet nga gazetari i besueshëm, David Ornstein.
Kjo ofertë me shumë gjasa do të refuzohet nga Spurs, por që Bayern e ka seriozisht në këtë garë.
Madje raportohet se Bayern Munchen pritet ta bëj yllin anglez lojtarin më të paguar në histori të futbollit gjerman.