Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka njoftuar se në zyret e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Klinaku tha se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale iu janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkroi në postimin e tij Klinaku.