Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë kërkon nga qytetarët që nesër më datë 27.06.2023, maksimalisht t’i kufizojnë lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës.
“Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri.
Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat e rajonit, Istogu, Deçani dhe Gjakova.
Poashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës.
Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve dhe mos krijimit të tollovive në trafik, me mirëkuptim kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftim.