Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka reaguar në lidhje me lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin rrëmbyer nga Serbia, shkruan Gazeta Metro.
Lirimin e tyre, ministrja e ka cilësuar si lajm të mirë, dhe ka shtuar se ndërkombëtarët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e jashtëligjshme në Kosovë.
Postimi i plotë:
Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.
Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.
Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë