Dita e Shtunë ishte e rëndë dhe tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës.
Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni 5 vjeçar , janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë.
Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur.
Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.
Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 15:00.