Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës së bashku me KRU “Hidrodrini” Pejë, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku kanë bërë të ditur se burimet e ujit dhe sistemit të rrjetit furnizues kan֝ë qenë dhe janë në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit.
Ku sipas matjeve cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.
Komunikata e plotë:
Vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog.
Nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shakllën e Gatishmërisë dhe Emergjencës në tërë zonën e mbulueshmërisë, duke iu pergjigjur situatës në teren me ekipet emergjente.
Peja, si komunë e prekur nga vërshimet, që nga fillimi i shfaqjes së periudhës së krizës, pasojë e rreshjeve, në aspektin e burimeve të ujit dhe sistemit të rjetit furnizues ka qenë dhe mbetet në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit.
Ekipet mbështetëse të KRU ‘Hidrodrini’ sot e diel data 25.06.2023 janë ndarë dhe mbeten në terren për ndërhyrje eventuale të lokalizuara.
Në matjet e përbashkëta QRSHP -së dhe KRU ‘Hidrodrini’, të orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.
Në takimin e përbashkët të orës 12:00 sot, të ing .Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dr. Burbuqe Nushi – Shefe e Njësisë së ujërave nga IKSHPK, Dr. Adnora Nurboja – Drejtoreshë e IRSHP-së Pejë dhe Dr. Burim Kotori – përgjegjës për shërbimin e ujërave në IRSHP-Pejë, bazuar edhe në të dhënat laboratorike, është rikonstatuar situata nëpër burime dhe sistem, si e qetë dhe e menaxhueshme, me përjashtim të paraqitjes së rënies së nivelit të shtypjes në pompën kryesore të qytetit dhe menjëherë janë aktivizuar kapacitetet ndihmëse me çfarë furnizimi mbetet stabil.
Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njejtat rezultojnë në normë;
Burimi Uji i zi –
Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë
Burimi Radavc –
Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale
Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale
Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë
Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara.
Ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual do të informoheni në kohë reale.