Një 72-vjeçar nga Mallakastra është gjetur i vdekur pranë lumit Vjosa.
Policia thotë se i moshuari kishte dalë për peshkim, dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raporton Abcnews.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.