Ministri për Administrim i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar në lidhje me vërshimet në Pejë, ku humbën jetën dy persona.
Krasniqi ka njoftuar se që nga fillimi i reshjeve mbrëmë ka qenë në kontakt me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që të gjejnë zgjidhje dhe ti ndihmojnë qytetarët e Pejës.
Postimi i plotë:
I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij.
Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë.
Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më.