Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë-Pejë, me ç’rast shihet se aty është përfshirë një veturë e tipit Fiat.
Lexues të Gazetës Papirus, kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan “Gazeta Papirus”.
Redaksia ka tentuar të marrë informacione shtesë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit për momentin kanë qenë të paqasshëm.
Gazeta Papirus do t’iu mbajë të informuar.
/Gazeta Papirus/