Rastet kur personat humbin jetën në aksidente në vendin tonë fatkeqësisht nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 04:20 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast ka humbur jetën një person.
Viktima dyshohet se është rrokullisur me veturë jashtë rrugës, shkruan Gazeta Papirus.
Ashtu siç konfirmon Policia e Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Detaje tjera shtesë, bëjnë të ditur se lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar me urgjencë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ku me vendim të këtij të fundit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
”Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raportin e Policisë.
/Gazeta Papirus/