Komuna e Pejës qysh se nga mbrëmë po kalon një gjendje jo edhe të zakonshme e gjitha si shkak i motit të lig, reshjeve të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime.
Lidhur me situatën atje, Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media teksa ka njoftuar se si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij fillimisht ishte raportuar e zhdukur, shkruan Gazeta Papirus.
Gjithashtu, pas kërkimeve nga Policia, sot në orët e hershme të mëngjesit ёshtё gjetur personi i zhdukur femër (nëna e fëmijës), ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Po ashtu, nё lagjen “Fidanishte” dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spitalin rajonal të Pejёs.
Komunikata e plotë nga Policia:
Si pasojë e vërshimeve nё Pejё, humb jetën një fëmijë dhe zhduket nёna e tij Pejë, 25 qershor 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij ёshtё e zhdukur.
Policia rreth orёs 23:10, ёshtё njoftuar nga spitali rajonal nё Pejё, pёr pranimin e njё fёmije 5 vjeqar pa shenja jete, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa nёna e fёmijёs ёshtё e zhdukur.
Policia ka kёrkuar asistim edhe nga njësia pёr kërkim shpёtim e FSK-sё tё dalin nё vendin e ngjarjёs, pёr kërkimin e personit tё zhdukur.
Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy (2) persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spiatlin rajonal nё Pejё.
/Gazeta Papirus/