Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës dhe autori i emisionit “Bujku”, Ilir Binakaj, ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali i mushkërive ku edhe po trajtohet për t’u shëruar nga COVID-19.
Binakaj ka thënë se ajo që është shqetësuese, është që brenda 12 orëve, dy persona që kanë qenë në dhomë me të, kanë vdekur.
Ai thotë se virusi nuk duhet injoruar, derisa ka bërë thirrje që situate të tejkalohet me syçeltësi.
“Të nderuar miq,në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….” , ka shkruar ai.
Ndërkohë numri i vdekjeve nga COVID-19 dhe i rasteve të reja të infektimit mbetet ende i lartë, pavarësisht masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.Vetëm sot kanë vdekur 17 persona derisa janë regjistruar 599 raste të reja të infektuar me COVID-19. Ndërkohë është raportuar se edhe spitalet janë të mbushura me pacientë të cilët po trajtohen.