Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, kanë njoftuar opinionin publik se sot ne QKUK është konstatuar vdekja e të burgosurit E.H., i cili nga QP në Prishtinë është sjellë nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke e reanimuar tërë kohën.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.
Gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport.