Komisionari për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është tejet i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.
“Arrestime jashtëligjore të serbëve të Kosovës dhe marshi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut, pasuar me retorikë të ashpër nga Serbia”, ka shkruar ai.
“Megjithë takimin e djeshëm të krizës, eskalimi po vazhdon dhe është duke u bërë më rrezik. Nuk do ta tolerojmë këtë”, përfundon Borrell.