Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së ARBK-së, Pranvera Preteshi, e ka anuluar pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës këtë të mërkurë. Por, pikërisht atë ditë ajo u pezullua nga detyra. Pasardhësja e saj ka marrë një vendim të ri, duke pezulluar sërish certifikatën e Klan Kosovës.
Në vendim është thënë u.d. e drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën “rrethana të konfliktit të interesit” meqë një avokat që punon në Klan Kosova është “familjar i saj”.
Por, avokati Blerim Prestreshi i ka mohuar pretendimet e ARBK-së.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se me znj. Prestreshi nuk është në lidhje gjaku.
“Ne pyetjen tuaj se cila eshte lidhja juaj familjare me znj.Pranvera, ju njoftoj se znj.Pranvera Prestreshi eshte gruaja e axhes tim. Kjo eshte lidhja familjare qe kam me znj.Pranvera. Ështe me rendesi t’i referohemi Nenit 3 paragrafit 1.6. te Ligjit Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK, gje te cilen ka qene e detyruar ta beje ARBK ne vendimin e saj te fundit. Kjo dispozite ligjore ka percaktuar qarte se kush konsiderohet person i aferm me zyrtarin – bashkëshorti ose personi që bashkëjeton, të afërmit në vijë të drejtë të gjakut pa kufizime, të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, adoptuesi, i adoptuari, i afërmi në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë si dhe çdo person fizik apo juridik i cili ka pasur ose ka një lidhje të përbashkët interesi privat pasuror ose jopasuror me zyrtarin. Tash ekspertet e te drejtes familjare mund te japin opinionin e tyre profesional se ne çfare shkalle te gjinise se krushqise nje person gjendet me gruan e axhes se tij. Per mendimin tim, nje raport i tille ne aspektin ligjor nuk eshte as gjini e krushqise. “- ka thënë avokati Prestreshi.
Avokati ka sqaruar se, sipas tij, edhe po të kishte lidhje familjare me znj Prestreshi, angazhimi i tij në lidhje me këtë rast, ka të bëjë me një nënshkrim të tij, në vitin 2015 e që ka qenë pjesë e dokumentacionit për ndryshime në iformata të biznesit dhe jo në çertifikatën e regjistrimit për Klan Kosova.
“Ne vitin 2015, ne baze te autorizimit qe me eshte dhene (autorizim i noterizuar dhe me vule apostile) kam nenshkruar nje Kontrate per Bartje. Kjo kontrate ka qene pjese perberese e dokumentacionit qe eshte dorezuar ne ARBK per ndryshime ne informatat e biznesit dhe jo ne Certifikaten e Regjistrimit per subjekin KLAN KOSOVA”, është shprehur ai.
Avokati gjithashtu ka sqaruar se këto veprime nuk e kanë afektuar fare znj. Pranvera Prestreshi, sepse në atë kohë e njejta nuk ka pasur fare pozitë në ARBK.
“Ne kete periudhe, eshte me rendesi te potencohet fakti se znj.Pranvera Prestreshi, nuk ka punuar dhe nuk ka pasur asnje pozite ne sektorin e regjistrimit te bizneseve e rrjedhimisht as ne ndryshimet qe behen ne nje subjekt. Znj.Pranvera Prestreshi eshte caktuar ne poziten e zv.Drejtores te ARBK-se ne vitin 2023.” – ka thënë ai.
Avokati Preshtreshi, ka thënë se ai nuk ka paraqitur kurfarë kërkese, prej kur ndodhi rasti “Klan Kosova”, drejt ARBK-së, rrjedhimisht drejtores Pranvera Prestreshi.
“Une, as si avokat e as ne ndonje cilesi tjeter, nuk kam pasur autorizim dhe nuk kam parashtruar asnje kerkese ne ARBK per korrigjimin, ndryshimin, plotesimin apo cfaredo veprimi tjeter, per dhe ne emer te KLAN KOSOVA, si pasoje e te cilave veprime paska ardhur deri tek shfuqizimi i vendimit per pezullim te certifikates se regjistrimit. Vendimi per shfuqizim nuk eshte nxjerre ne baze te ndonje kerkese nga ana ime”, ka deklaruar ai.
Avokat Prestreshi, ka theksuar edhe një “absurditet”, juridik sipas tij.
Ai ka parashtruar pyetjen, “A ishte znj.Pranvera Prestreshi ne konflikt interesi kur u nxjerr vendimi per pezullim te certifikates se regjistrimit? Sipas Ministrise se Tregtise dhe Industrise, rezulton se ai vendim per pezullim nuk ishte ne konflikt interesi kurse vendimi per shfuqizim ishte nxjerre ne konflikt interesi?!”
Sipas avokatit, MINT nuk e “problematizoj” vendimin e parë për pezullim të çertifikatës, që erdhi po nga znj. Pranvera Prestreshi, vetëm sepse i konvenonte.
“Absurditet juridik. Pra, njeri vendim qe duket se i shkonte ne favor Ministrise nuk perbente konflikt interesi kurse vendimi tjeter me te cilin shfuqizohej vendimi per pezullim, perbente konflikt interesi. Palet e njejta, situata e njejte dhe e gjitha kjo brenda 1 jave. Ministria e dinte emrin tim qe nga shkrimi i portalit kosovaneës, keshtu qe po te kishte konflikt interesi, do te adresohej qysh para nxjerrjes se vendimit per pezullim.” – ka shtuar Avokati.
Kujtojmë se në emër të ARBK-së, tashmë vendimet po i nënshkruan motra e deputetit të VV-së, Enver Haliti, Lebibe Haliti, e cila së fundi e ka nënshkruar venimin për shfuqizimin e çertifikatës së biznesit, për Art Motion.