Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka thënë se ka biseduar me Komanandtin e KFOR-it në Kosovë, të cilit i ka thënë “jemi duke përcjellur me ankth” ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku madje i ka kërkuar “urgjentisht të mbrojë serbët” ngase, siç pretendon ai, “nuk mund të tolerohet më Kurti”.
“Terrori nga Kurti nuk është më fizikisht i durueshëm. Në pajtim me të gjitha faktet, dhe për shkak të bashkëpunimit korrekt dhe profesional që kemi, e informova komandantin e KFOR-it që po përcjellim ngjarjet me ankth të madh dhe kërkojmë masa urgente nga ta për të mbrojtur popullin serb dhe të drejtën e tyre të mbijetesës. Kjo është lutja jonë për njësitet e KFOR-it dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë”, ka thënë ai në konferencë.
“Ushtria e Serbisë përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare. Sot është e qartë se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet saj. ushtria e Serbisë, nëse merr urdhërat nga komandanti suprem, do të kryejë të gjitha urdhërat”, ka thënë ai.