Tashmë Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i ka drejtuar “shpatat” kundër kompanive në pronësi të Shkëlqim Devollit, binzesmen i njohur nga Peja. Pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar edhe certifikatën e biznesit të kompanisë “Art Motion”. Për dallim me biznesmenin Devolli, pushteti i Kurtit është treguar jashtëzakonisht miqësor me Kosmonte Foods-in. Qysh po vepron Kurti me dy standarde?
Sa ishte kryeministër gjatë vitit 2020, Kurti bashkë me ministren Rozeta Hajdari e kishte vizituar objektin e kompanisë “Kosmonte Foods”, ku ishte takuar me pronarin e kompanisë, Lulzim Begaj. E ky i fundit mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MINT-in, ku kompania e tij përfitoi 25 hektarë tokë.
Rasti 1: Kosmonte Foods – “biznesi i mirë”
Në 14 janar, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi për një marrëveshjes mes Qeverisë Kurtit dhe Kosmonte Foods, përmes të cilës kjo kompani u “shpërblye” me 25 hektarë tokë në komunën e Harilaqit të Fushë Kosovës.
E gjitha u bë përmes statusit të investitorit strategjik, të cilin e përfitoi kompania “Kosmonte Food” nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e VV-së votuan me shumicë në favor të kësaj nisme të MINT-it. Në postimin e saj, ministrja Hajdari, Ministria e sëcilës i goditi dy bizneset në pronësi të biznesmenit Devollit, e arsyetonte krejt këtë nismë.
“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune. Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve.” – shkruhej në marrëveshje.
Për këtë vendim, natyrshëm, ishte gëzuar edhe vetë kompania “Kosmonte Foods”, e cila kishte njoftuar më në detaje se sa do të jetë hapësira që do të shfrytëzojë për këtë projekt.
Natyrisht, për krejt këtë marrëveshje, ka pasur shumë akuza e dyshime, posaçërisht nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për të cilat ka raportuar disa herë Nacionale.
Rasti 2: Klan Kosova dhe Artmotion
Por ndryshe nga “Kosmonte Foods”, që u “ledhatua” nga pushteti, Qeveria Kurti ka më shumë se një javë që po merret me dy bizneset në pronësi të Devollit. Pas Klan Kosovës, të cilës iu shfuqizua certifikat e biznesit, pa asnjë arysetim ligjor dhe krejtësisht në mënyrë arbitrare, Agjencia e Regjistrimit të Biznesve (ARBK) tash ka vendosur edhe për shfuqizimin e certifikatës së Art Motion.
Në vendimin, për të cilin raportoi ekskluzivisht Nacionale, zëvendësdrejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të VV-së, Enver Halitit, vendosi për shfuqizimin e çertifikatës së biznesit komanisë “Art Motion”.
“Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes.” – thuhet në arsyetimin e vendimit.
Në vendim, theksohet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.
Ndryshe, vendimi për Klan Kosovën ishte kundërshtuar ashpër nga politikanë, ambasadorë, gazetarë e analistë të ndryshëm, të cilët e kritikuan MINT-in për arbitraritet dhe tendencë për të goditur medien e lirë.