Përkundër rënies së çmimeve të derivateve të naftës në bursën ndërkombëtare, në Kosovë çmimet janë në rritje.
Në filmi të javës çmimet për litër në tregun kosovarë janë regjistruar me trendin e rritjes nga çdo ditë nga një centë deri në dy centë rritje për një litër.
Çmimi në bursën ndërkombëtare sot ka qenë 68 dollarë amerikan.
Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani ka thënë se çmimin e përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC. Ai e ka pranuar se çmimet në tregun tonë janë të larta.
Sot çmimet për litër në Kosovë janë:
Dizelli 1.29 cent
Benzina 1.33 cent
Berjani thotë se kur ka prodhim të mjaftueshëm kemi ulje të çmimeve dhe e kundërta kur ka reduktim të prodhimit kemi rritje të çmimit.
“Rritja apo ulja e çmimit në tregjet ndërkombëtare po reflekton edhe te në Kosovë. Çmimet do ti kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjykua se po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare.
Derivatet akoma janë të larta për qytetaret tanë çmimi për standardin e qytetarëve kishte me qen real 1.€ dizelli dhe 1.€ benzina”, tha Beriani.
Çmimet e derivateve në regjion.
Kosova:
Dizelli 1.29 cent
Benzina 1.33 cent
Maqedonia veriore:
Dizelli 1.18 cent
Benzina 1.31 cent
Bosnja dhe Hercegovina:
Dizelli 1.34 cent
Benzina 1.32 cent
Mali i Zi:
Dizelli 1.37 cent
Benzina 1.53 cent
Serbi:
Dizelli 1.66 cent
Benzina 1.64 cent
Shqipëri:
Dizelli 1.64 cent
Benzin 1.66 cent