Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, gjatë një sesioni ku ka raportuar për Serbinë shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Brathu, ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim të menjëhershëm të situatës.
Këtu ambasadori amerikan ka përfshirë edhe implementimin e planit tre pikësh të Bashkimit Evropian për de-eskalim.
Diplomati amerikan ka thënë se status-quo është e paqendrueshme dhe se pengon stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka thënë Carpenter.