Luke Evans ka pozuar përkrah Rita Orës në tepihun e kuq në ceremoninë e Brit Awards.
Aktori uellsian nuk ka mundur t’i rezistojë bukuroshes shqiptare, ashtu që ka pozuar bashkë me të.
Në rrjetet sociale menjëherë janë shpërndarë fotografitë e dyshes së famshme.
Aktori ndodhet në Brit Awards për të ndarë një çmim, ndërsa këngëtarja shqiptare do të performojë në skenën e evenimentit muzikor.
Evans e nisi karrierën e aktrimit duke performuar në teatër, kryesisht në teatrot e Londrës, West End.
Debutimin në Hollywood e bëri në vitin 2010 në ribërjen e filmit “Clash of the Titans”.
Më pas, ai është angazhuar në filma aksion dhe triler, si “Immortals” (2011), “The Raven” (2012) e “The Three Musketeers” (2011).