Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ndaluar importin e librave nga Rusia, si përpjekje për të reduktuar lidhjet kulturore midis dy vendeve.
Përmes një shkrimi në Telegram ka njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj i cili ndalon importin e librave rusë, shkruan Sky News.
“Unë besoj se ligji është i drejtë,” ka shkruar presidenti ukrainas në Telegram.