Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari e ka shkarkuar sot zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Pranvera Prestreshi.
Këtë e kane bërë të ditur burime të Indeksonline, brenda ministrise së Tregtisë, Industrisë dhe Ndermarësisë.
Burimi i njëjt ka thënë se vendimi nuk është bërë zyrtar ende nga ministrja, mirëpo Prestreshi nuk është në punë sot.
Vendimi për shkarkimin e saj dyshohet se është i lidhur me rastin e Klan Kosovës , ku Prestreshi dje e ka korrigjuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ndryshe, dje Prestreshi ka korrigjuar Ligjin në të cilin është thirrur për marrjen e vendimit për pezullimin e certifikatës, ku në vendimin e parë është cituar ligji “Nr. 06/L-116”, ndërsa pas korrigjimit, është cituar ligji “Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare”.Në vendimin e djeshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, MINT-i është thirrur në Ligjin “Nr. 06/L-116”, i cili është plotësim dhe ndryshim i ligjit “Nr. 05/L-090” për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe jo në ligjin për Shoqëritë Tregtare.Kujtojmë se dje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.Ky vendim është pasuar me reagime të ashpra nga të gjitha mediat në Kosovë, shoqëria civile e nga organet ndërkombëtare, duke e vlerësuar si ndërhyrje në lirinë e mediave.
IndeksOnline pas shumë përpjekjeve që të kontaktoj ministren Rozeta Hajdarin dhe Pranvera Prestreshin, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. As ministrja e as Prestreshi nuk janë lajmëruar në telefon. Po ashtu edhe zyrtarët për media të kësaj ministrie kanë qenë të paqasshëm