Pas me shumë se gjysmë ore vonesë ka nisur seanca e sotme e Kuvendi të Kosovës ndërsa ka reaguar edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Kjo ndodhi për shkak se një numër i madh i deputetëve kanë munguar dhe janë vonuar.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vazhdimisht u ka kërkuar deputetëve sot që të shkojnë më shpejtë në sallë për të nisur seancën.
“Vetëm 46 deputetë janë të pranishëm… Ju lutem thirrni deputetët tuaj të vijnë më shpejt edhe ashtu jemi gjithmonë jashtë orarit të seancave për shkak të pranisë tuaj. Jam shumë më herët në Kuvend, ju shikoj nga televizori, nuk i takon kryetarit me iu prit juve”, tha ai, raporton kp.
Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e sotme është paraparë të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.