Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen.
Në këtë takim, Lajçak ka folur për situatën në Veriun e Kosovës, ku thotë se kanë rënë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit të Veriut të Kosovës.
Pata një takim të rëndësishëm me senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.